http://www.vizionplus.tv
/ vizionplustv
/ vizionplustv
12 Gushti është sipas Kombeve te Bashkuara “Dita Ndërkombëtare e te Rinjve” qe prej vitit 1999. Per ketë arsye, për here te pare ne ambientet e ish-Kinostudios u organizua mbrëmjen e te martës nje koncert i cili promovoi muzikën alternative dhe ate elektronike, nga Kosova e Shqipëria. Me mbështetjen e Ministrisë se Kulturës dhe asaj te Mirëqenies Sociale e Rinise, festa e “Ditës Ndërkombëtare te te Rinjve” ngjiti ne skene dy grupe te ndryshme artistesh te cilët performuan deri ne orët e para te mëngjesit. Pjesa e pare e mbrëmjes ju besua këngëtareve apo grupeve nga Shqipëria e Kosova ndërsa e dyta tre DJ-ve.