21 Nentor 2022 - Bashkia Permet zhvilloi konsultim publik me te rinjte dhe Keshillin Vendor Rinor ne kuader te hartimit te buxhetit per vitin 2023. Takimi u zhvillua ne sallen e Keshillit Bashkiak nen kujdesin e vecante te Kryetares se Bashkise Znj. Alma Hoxha, e bashkeshoqeruar nga Pergjegjsja e Projekteve te Huaja znj.Kristjana Ibrahimi dhe nga Specialisti per Rinine Z.Edjon Maliqi.
Drejtori i INFOCIP, Z. Gerti Shella ne kuader te projektit STAR 3 / UNDP lehtesoi kete komunikim, i cili gjate fjales se tij i prezantoi te rinjve kuadrin ligjor ne fushen e rinise, Ligjin Nr.75/2019, ku u ndal ekzaktesisht ne parashikimet e nenit 7, ne te cilin parashikohet detyrimi i njësitë e vetëqeverisjes vendore per hartimin dhe zbatimin e politikave vendore në fushën e rinisë.
Bashkia Permet eshte nje nder 7 bashkite ne te cilat INFOCIP/ STAR 3 – UNDP Albania Reforma Administrativo-Territoriale po punon per fuqizimin e konsultimit publik, si nje sherbim ligjor qe normohet nga ligji 146/2014, por edhe nga ligjet e tjera sektoriale qe normojne funksionet e bashkive.