Si agjenci udhëheqëse në luftën kundër ndryshimeve klimatike, UNDP është e përkushtuar t'i përcjellë fjalët me vepra duke demonstruar se veprojmë dhe i përdorim burimet në mënyrë efikase, të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. UNDP në Kosovë, në bashkëpunim me Ekipin e Energjisë së Gjelbër të Zyrës së UNDP-së për Menaxhimin e Informacionit dhe Teknologjisë (OIMT), ka instaluar panele diellore në ambientet tona. Kemi kënaqësinë që këtë proces ta ndajmë me ju.