#rtvora #boom
Supermarketet “Conad” tregtojnë produkte që u ka kaluar afati i përdorimit, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorit.
Sikur të mos mjaftonte ky fakt, nga një vëzhgim i bërë nga emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora rezulton se shumë produkte të importuara që tregtohen në supermarketet “Conad” nuk kanë etiketat në gjuhën shqipe edhe pse ky është një detyrim ligjor.
Ndërsa data e skadencës fshihet lehtësisht me një të kaluar pambuku me alkool.
Të pyetur rreth kësaj çështje, përfaqësuesit e “Conad” u përgjigjen se fshirja me alkool e datës së skadencës është fshirje e sforcuar.
Ndërkohë specialistë të AKU-së shprehen se data e skadencës nuk duhet të fshihet.
“Data e skadencës duhet të shënohet, është kushti kryesor i këtij produkti. Nuk duhet lëvizur për asnjë arsye.”
Vendimi për etiketimin e ushqimeve shprehet qartë: “Informacioni ushqimor ku përfshihet edhe data e skadencës nuk duhet të fshihet.”
Lajmet më të fundit të përgatitura nga redaksia e televizionit.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv