Top News/ Njoftimi dekonspiroi operacionin/ Arratiset ish-juristi i Kadastrës së Durrësit

Опубликовано: 25 Июль 2026
на канале: Top Channel Albania
577
4

Një nga masat e dhëna nga gjykata e Durrësit për tjetërsimin e pronave në këtë qytet nuk është ekzekutuar ende nga policia. Bëhet fjalë për ish-juristin e Kadastrës Bled Zerba, i cili pas publikimit paraprak të aksionit policor ka arritur të largohet.
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për përfituesin Ndue Mesiti dhe Bled Zerba për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’, ndërkohë është kërkuar dhe ‘Arrest në shtëpi’ si dhe pezullim nga detyra në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Durrës, për Juristen Jonida Mergeja për për ‘Shpërdorim të detyrës’.
Nga verifikimet e kryera rezultuan një sërë shkeljesh, ku u dyshuan si të përfshirë punonjës të Kadastrës dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin. Bëhet fjalë për përfitimin e një prone prej 500 m2 në Gjirin e Lalëzit me dokumente të falsifikuara ka nisur një hetim të thelluar mbi personat e përfshirë në këtë rast tjetërsimi të pronave në bregdet.
Jonida Mergeja në bashkëpunim me për ish-punonjësin e Kadastrës Bled Zerba akuzohen se kanë falsifikuar firmën dhe vulën elektronike të dokumentit. Kjo pasuri, sipas organit të akuzës, dyshohet se rrjedh nga një praktikë legalizimi dhe regjistrimi prone e bazuar në dokumente të falsifikuara me anë të skanimit dhe kopjimit.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#KadastraDurresit#BledZerba