Top News/ Zelensky ka një plan...kërkon mbështetjen e Uashingtonit për të mundur Rusinë

Опубликовано: 14 Май 2026
на канале: Top Channel Albania
1,296
6

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se plani i Ukrainës për të mposhtur Rusinë varet nga mbështetja e Uashingtonit. Gjatë takimit që pati me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, ai i përsëriti edhe njëherë qëndrimet e tij të cilat vijnë dy muaj para se në SHBA të mbahen zgjedhjet presidenciale, rezultati i të cilave mund të sjellë të tjera sfida për Ukrainën. “Sa i përket planit të fitores... varet kryesisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të tjerë”, tha Zelensky gjatë një konference për media ndërsa sqaroi se ai ka një plan, sipas të cilit, lufta do të përfundonte deri në nëntor, kur edhe mbahen zgjedhjet në SHBA. Sipas tij inkursioni i befasishëm i trupave ukrainase brenda rajonit Kursk të Rusisë i lejon Kievit që të hyjë në negociata të mundshme nga një pozicion i fuqisë. Në qershor, Ukraina mbajti një samit të paqes në Zvicër, ku udhëheqësit dhe zyrtarët kryesorë nga më shumë se 90 shtete morën pjesë, por Rusia nuk u ftua në samit.
Zelensky që atëherë ka thënë se Moska do të duhet të përfshihet në një takim të radhës.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Zelensky#Rusi