Kane kaluar, qysh nga momenti qe po shkruajme, rreth 36-vjet nga mbledhja e 81-Partive komuniste dhe punetore ne Moske. Ne kete mbledhje Enver Hoxha mbajti nje fjalim. Do tu japim lexuesve disa fragmente nga ky fjalim, per te gjykuar vete mbi domethenien e fjaleve. : "Ne i dhame pergjigjen Sofokli Venizellosit, shoku Hrushov me ane te shtypit dhe besoj se ke marre dijeni. Ne nuk jemi ne kundershtim te beni politike me Sofokli Venizellosin, por me kufijte dhe te drejtat tona duhet te mos beni politike, pse as kemi lejuar dhe as do te lejojme.............Shoku Hrushov e di se kufijte e Shqiperise jane te paprekshem dhe te shenjte; kush i prek ata eshte agresor. Populli shqiptar do te derdhe, gjak po tia preke kush kufinjte. Shoku Hrushov gaboi rende kur i tha Venizellosit se ai pa ne Korçe greke dhe Shqiptare qe punonin si vellezer. Ne Korçe nuk ka fije minoriteti grek, por ka lakmi shekullore te grekerve per krahinen e Korçes si per gjithe Shqiperine.