Bakllava që Shkrihet në Gojë me Miliona Shikues 😱

Опубликовано: 15 Июль 2026
на канале: Kuzhina e Albës
1,566,413
like

Homemade Recipes / Kuzhina e Albës ju prezanton me recetën e rradhës.
Receta 👇 :
Për përgaditjen e brumit
5 të kuqet e vezës
1 Vez e plot
1 Lug sheqer
100 ml Jogurt
100 ml Qumësht
100 ml. Vaj
I përziejmë përbërsit dhe i shtojm :
700 gr. Miell
12 gr. Pluhur për pjekje
Brumi pushon 20 min Prej brumit i ndajm në 60 toptha me madhsin e kokrrës së arrës dhe i vendosim në nje tepsi të lyer me vaj dhe gjithashtu edhe topthat I lyejmë me vaj dhe I mbulojmë me foli që të rrin të but.
Topthat i hapim me miell pastaj i lyejm me nisheste dhe kështu me rradh deri në 10 toptha . 10 topthat e hapura i bashkojm dhe i hapim të gjith paralelisht dhe i vendosim në një tepsi. Pasi përsëritim deri në 30 kore shtojm 250 gr. Arra të bluara dhe vazhdojm me 30 kore tjere ku gjithsej bëhen 60 kore . Formën mund të jepni si të dëshrioni.
Sipër i hedhim 500 gr. Gjalp të shkrirë
Pjekja 250 grad deri sa të skuqet pasi të skuqet i vendosim foli dhe e pjekim me 150 grad për 2-3 orë.
Për sherbetin në një tenxhere shtojm
1 lit. Uj
1.5 kg Sheqer
Lëng limoni
Zihet 5 min
Bakllava duhet të jet e ftoht kurse Sherbeti I nxeht. Sherbetin ia hedhim Bakllavës nga të gjith anët dhe e mbulojm me sherbet. Pas 24 orëve Bakllava e ka thith Sherbetin dhe është gati të servohet.

Na bëni Subscribe për të na ndiqur me videot e rradhës.Subscribe: https://goo.gl/dK8HDv për të na ndjekur me recetat e rradhës.
Për më tepër video : https://goo.gl/C3u673
Facebook Specialitete të ndryshme : https://goo.gl/6Y89Yq
Like, Share and Subscribe :)

Ju boft mire nga Kuzhina e Albës