Merilyn Monroe, misteret e vdekjes se seks simbolit amerikan/ Nga Leonard Veizi

Опубликовано: 17 Сентябрь 2026
на канале: FJALA WEB
2,562
17

#fjalaweb​​​​ #fjala.al

Ishte 36 vjeç dhe si shumë të tjerë dhe vuante nga insomnia, një term mjekësor që tregon pagjumësinë. Për këtë merrte qetësues të ndryshëm madje dhe pak amfetaminë. Mirëpo mëngjesin e 5 gushtit të vitit 1962, ylli i Hollivudit u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Brentwood, të Los Anxhelosit. Ishte po aq e shtrirë në shtrat dhe po aq pranë një tavoline të mbushur me gjithfarë ilaçesh.
Përpara se lajmi të merrte dhënë e të dilte në faqet e para të të gjitha gazetave amerikane e ca më gjerë, policia u kujdes të merrte të gjitha masat për t’ë dalë në një përfundim shkencor mbi vdejken e aktores së famshme, e cila ishte shumë e re dhe e shëndetshme për të pasur një vdekje natyrale. Autopsia e bërë me këtë rast doli në përfundimin se vdekja e saj me shumë probabilitet ishte një vetëvrasje. Më pas u tha se Merilyn Monroe kishte marrë një dozë më të lartë të njërit prej qetësuesëve që ndodhej mbi tavolinën e ilaçeve, e që ishte “Nembutal”. Marrja e këtij medikamenti, aksidentalisht ose qëllimisht kishte çuar kështu në vdekjen e saj.
Të dhënat mjekësore të zbuluara në vazhdimësi, aluduan se mjeku një mjek i quajtur Engelberg, i kishte dhënë medikamente të tipit “Nembutal” dhe “Chloral Hydrates”, të cilat po sipas ekspertëve nëse merren bashkë, veprojnë në mënyrë të tillë që mund të shkaktojnë vdekjen. Duke rrëzuar versionin e një vdekje të paparamenduar, dhe të një vetvrasje të paralajmëruar, papritur u ngrit një version i ri: ai i një vrasje të planifikuar. Po kujt i duhej që aktorja e famshmë të dilte nga skena, qoftë dhe e vdekur? 58 vjet pas kësaj ngjarje ka hipoteza nga më të ndryshmet por asnjëra bindëse deri në shterim…

Mos harroni të bëni subscribe kanalin tonë për më shumë video të ngjashme