Pas disa ditësh (13-17 nëntor) do të nisë Panairi i 27 i Librit në Tiranë. Shtëpitë botuese janë duke u bërë gati për të shpalosur titujt e rinj këtë vit por jo vetëm. Si vizitorë të përvitshëm dëshirojmë të sjellim disa sygjerime,për të qenë më të qartë se cfarë të marrim nga ky edicion i panairit . Në Ëeekend Lovers, me Ada Bilerin, sot ishte Arlinda Dudaj nga Shtëpia Botuese Dudaj e cila mes shumë titujve të rinj veçoi “Alice in Albania :250 Aventura” një guidë e mirëfilltë për Shqipërinë nga veriu në jug. Gjithashtu znj.Dudaj u shpreh se një prej librave që duhet lexuar të paktën një herë në jetë është ai i Italo Calvinos “Nëse një natë dimri një udhëtar”! Për këto e shumë tituj të tjerë ndiqni të plotë intervistën në kanalin e YouTube të Premium Channel.