Pas Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi se dje, në Shkodër të Shqipërisë, në Meshën e kryesuar nga kardinali Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, u shpallën të lum dy martirë: Luigji Paliq, frat i Urdhrit të Fretërve të Vegjël dhe Gjon Gazulli, prift dioqezan. Të dy, viktima të persekutimit fetar të shekullit të 20-të në Shqipërinë, që u mbyt në gjak të pafajshëm.
Edhe në Freiburg im Breisgau, kardinali Kurt Koch, prefekt i Dikasterit për Nxitjen e bashkimit të të krishterëve, udhëhoqi meshën e lumnimit të një martiri tjetër, priftit Max Josef Metzger, themelues i Institutit Laik të Krishtit Mbret, "i dënuar nga nazizmi për angazhimin e tij fetar në favor të paqes”.
Shembulli i këtyre martirëve ngushëlloftë shumë të krishterë të cilët në kohën tonë diskriminohen për fenë e tyre.