Të mësojmë numrat nga 1 në 30 në gjuhën shqipe!
Numri është koncept themelor i matematikës, përdoret për numërim dhe matje. Simboli për shënimin e numrit quhet shifër. Përveç përdorimit të tyre në numërimin dhe matje, numrat përdoren shpesh në etiketa (numrat e telefonit), për bileta (numri i serial), si dhe për kode (p.sh., ISBN). Në matematikë, përkufizimi i numrit është zgjëruar gjatë viteve kështu kemi numra të tillë si zero, numra pozitiv, numra negativ, numra racional, numra irracional, dhe numra kompleks.
Procedurat e caktuara të cilat marrin një apo më shumë numra si input për të prodhuar një numër si e rezultat quhen operacione numerike. Për shembull, operacioni pasardhës e rrit për 1 një numër të plotë, pra pasardhës i 4 është 5. Më të zakonshme janë operacione binare të cilat marrin dy numra të dhënë për të prodhuar një numër të vetëm si dalje. Shembuj të veprimeve binare të numrave janë : mbledhja, zbritja, shumëzimi, pjestimi, fuqizimi, etj.
0 ZERO
1 NJË
2 DY
3 TRE
4 KATËR
5 PESË
6 GJASHTË
7 SHTATË
8 TETË
9 NËNTE
10 DHJETË
11 Njëmbëdhjetë
12 Dymbëdhjetë
13 Trembëdhjetë
14 Katërmbëdhjetë
15 Pesëmbëdhjetë
16 Gjashtëmbëdhjetë
17 Shtatëmbëdhjetë
18 Tetëmbëdhjetë
19 Nëntëmbëdhjetë
20 Njëzet
21 Njëzet e një
22 Njëzet e dy
23 Njëzet e tre
24 Njëzet e katër
25 Njëzet e pese
26 Njëzet e gjashtë
27 Njëzet e shtatë
28 Njëzet e tetë
29 Njëzet e nëntë
30 Tridhjetë