Një vajzë ka treguar se gjyshja e saj, me iniciale S.H rrihet 24 orë në ditë nga djali dhe nusja e saj. Vajza ka treguar se gjyshja e saj jeton në Yzberisht me njërin prej djemve të saj, pasi tjetri nuk pranoi ta mbante në shtëpi.
Bashkëshorti i të moshuarës është ndarë nga jeta vite më parë dhe nëna i ka rritur e vetme fëmijët. Pavarësisht sakrificave që ka bërë për rritjen e tyre, djali me iniciale Q.H dhe nusja Sh.H me të cilët jeton tani e dhunojnë vazhdimisht.
Mbesa e gjyshes së dhunuar dëshiron të tregojë se të moshuarit po keqtrajtohen e dhunohen jo vetëm në azile, por edhe në shtëpitë e tyre, nga fëmijët e tyre.