Top Channel/ Pagoi darkën e “vrasëses”/ Bashkëshortja e Ardian Nikulaj thyen heshtjen

Опубликовано: 28 Сентябрь 2024
на канале: Top Channel Albania
19,517
27

Lejimi nga gjykata e Londrës ekstradimit të tre britanikëve dhe Edmond Haxhisë ka tërhequr vëmendjen e medias në shtetin ishull. Daily Mail ka si titull "Britanikët të akuzuar si pjesë e një skuadre në vrasjen e pronarit të një hoteli humbin betejën e ekstradimit". Shkrimi tregon me detaje cfarë ndodhi gjatë dhënies së vendimit një ditë më parë.Pas më shumë se një vit nga vrasja e bashkëshortit, Ardianit, Vera Nikulaj ka thyer heshtjen.
Për herë të parë, ajo ka folur për gazetarin Tom Kelly, editor i investigimeve në Daily Mail, i cili ka udhëtuar drejt Shëngjinit. Në shkrimin e Daily Mail, thuhet se familja e Ardianit pranoi të flasë vetëm pak ditë para vendimit të ekstradimit të kësaj të marte në gjykatën e Londrës
Bashkëshortja e Ardianit me detaje ka treguar se si familja e saj mikpritën në hotelin e sapo inauguruar si miq grupin e vëzhgimit të britanikëve, të cilët ndihmuan vrasësin.Vera e ulur shumë afër tavolinës me mbishkrimin “rezervuar” atje ku iu vra bashkëshorti, nuk i mban dot lotët dhe tregon frikën nga vrasës të mundshëm shqiptarë, por kurrë nuk e mendonte se britanikët do të përfshiheshin në sulmin e vrasjes.
Daily Mail shkruan se ajo fillimisht pa Harriet Bridgeman,  e cila është nëna e një djali, në restorantin e hotelit. “Ajo tentonte të kishte kontakt me sy me Ardianin. I fola asaj dhe i thashë se unë flas anglisht dhe si mund ta ndihmoja. Na kërkoi t’i gjenim një makinë me qira dhe Ardiani i ndihmojë për këtë”, është shprehur Vera.Një ditë më pas, familja Nikulaj ishte duke darkuar në restorantin e tyre dhe pak më tutje ishte Bridgeman me një burrë tjetër britanik.“Ajo donte të paguante me një kredit kartë por nuk i punoi. Ardiani u tha nuk ka gjë nuk kishte pse shqetësoheshin dhe ai pagoi për ata. Ata na u afruam dhe falenderuan Ardianin për pagesën e ushqimit“, ka treguar Vera.


Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Nikulaj#UK#TopChannelNews