Dashi- Mendoni mirë dhe gjatë para se të refuzoni ose pranoni një ofertë që sapo ju është paraqitur. Pyeteni veten: Nëse kjo është një ofertë e mirë, përse nuk e mbajnë për vete? Në punë, megjithatë, ruani qetësinë dhe mos bëni zgjedhje të rrezikshme. Në dashuri po vijnë emocione të bukura.
Demi– Keni goxha energji rezervë për momentin, por kjo nuk do të thotë që duhet ta shtyni veten drejt ekstremeve. Bëni pak durim të paktën deri në fundjavë. Në punë, nga ana tjetër, nëse punoni me kohë të pjesshme, keni nevojë për garanci më të mëdha financiare.
Binjakët- Dëshironi të bëni diçka që i ndihmon njerëzit e tjerë, por kjo nuk duhet t’ju kushtojë ju. Ndodhitë e 24 orëve të ardhshme do ju kujtojnë se bamirësia fillon në shtëpi. Në punë, ju jeni duke pritur për një përgjigje që lidhet me çështje ligjore.
Gaforrja- Një përpjekje e juaja krijuese ka arritur në fazën kritike dhe drejtimi që do të merrni në ditët e ardhshme do të tregojë nëse do arrini të bëni kapërcimin e madh. Angazhojuni plotësisht të bëheni një yll. Në historitë e lindura kohët e fundit ka një mirëkuptim të këndshëm dhe një bashkëpunim të bukur.
Luani- Jeni ai lloj njeriu që nxiton për arritje dhe suksese, por planetët ju këshillojnë të veproni kujdesshëm. Kjo nuk është një kohë e mirë për veprime spontane. Fokusohuni në ambicien tuaj kryesore. Për ata që janë në çift, sot mund të ketë diskutime për mirë.
Virgjëresha– Mos e sforconi veten të merrni pjesë në aktivitetet e të tjerëve vetëm se ata e presin diçka të tillë nga ju. Jepini kohë mendjes të vendosë e qetë mbi ato çështje që kanë më shumë rëndësi për ju. Nëse po përballeni me një krizë që shfaqet si opsion në prag fundjave, qëndroni larg debateve dhe gërricjeve.
Peshorja- Lajmi që do të merrni këtë javë nuk duhet të shihet as si i mirë dhe as si i keq. Në skemën e madhe të gjërave gjithçka ndodh për një arsye, kështu që kini besim që universi do ju udhëheqë në drejtimin e duhur. Ka shumë mundësi që beqarët të gjejnë partnerë për të dalë, hidhni sytë rrotull, ai/ajo është gjithnjë te cepi!
Akrepi- Tani që Dielli ka lëvizur drejt shenjës suaj, keni tendencën të lëvizni me shpejtësi maksimale në të gjithë drejtimet. Ky do të ishte një gabim i madh. Rruga e mesme dhe të qenit i moderuar është thelbësore në gjithçka.
Shigjetari- Dielli është në pjesën më të ndjeshme të shenjës suaj dhe kjo jua bën më të lehtë të keni frikë nga më e keqja. Nga eksperienca e gjatë duhet ta keni kuptuar se më e keqja ndodh shumë rrallë. Jini pozitivë. Në dashuri, nëse bëni shoqëri me Virgjëreshat dhe Binjakët, do të ketë një tension të fortë mes jush.
Bricjapi- Sot duhet të zgjidhni mes një projekti që ka shumë rëndësi personale për ju dhe një tjetri që ka rëndësi më shumë për njerëzit që varen nga ju. Në punë, mos insistoni në marrëveshje që rezultojnë të jenë kundërproduktive. Mbani parasysh që edhe dëshirat tuaja kanë rëndësi.
Ujori- Bari gjithmonë duket më i gjelbër në anën tjetër të gardhit por kjo nuk është një ftesë, të paktën për momentin. Ajo që do të ndodhë sot do ju kujtojë sa me fat jeni aty ku jeni në këtë moment. Mundohuni të qëndroni të qetë dhe përpiquni të flisni në heshtje me partnerin tuaj.
Peshqit- Mund të keni arsye të qenësishme të jeni dyshues lidhur me motivet e dikujt, por kjo s’duhet t’ju ndalojë të ecni përpara në punë. Fakti që ata nuk duan t’ju rrëfehen, nuk do të thotë se janë të errët. Jo të gjithë dëshirojnë të ndajnë mendimet./tvklan.al
#horoskopineklan #parashikimi i horoskopit #horoskopi24Tetor2021
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan