Tv Klan - 45-vjeçari sulmon ish-gruan me benzinë

Опубликовано: 16 Апрель 2026
на канале: RTV KLAN
4,575
14

31-vjeçarja Melisa Trëndafili, nënë e dy fëmijëve të mitur u sulmua pasditen e kësaj të shtune nga ish-bashkëshorti i saj, mes të cilin ishin në proces divorci, në këtë rrugicë të Korçës.

45-vjeçari Bledar Trëndafili e kishte pritur pranë banesës ku ajo jetonte pas ndarjes me nënën e saj dhe fëmijët 3 dhe 5 vjeç. Sapo e ka parë është afruar dhe e ka lagur me benzinë duke i vënë flakën.

31-vjeçarja ka marrë djegie të shumta dhe pas trajtimit në Spitalin e Korçës është dërguar në QSUT në Tiranë.

Menjëherë pas ngjarjes autori është larguar dhe policia thotë se është duke punuar për kapjen e tij.

Burime nga grupi i hetuesve thanë se shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë xhelozia e 45-vjeçarit.

Nëna e re nuk kishte një urdhër mbrojtjeje. Hetuesit kanë marrë në pyetje nënën dhe fqinjët e saj për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Email: [email protected]

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/