Klan News - Atentati i dështuar në Berat, një i arrestuar

Опубликовано: 31 Март 2026
на канале: RTV KLAN
861
3

Një 48-vjeçar i identifikuar si Iljas Toska u arrestua nga Policia e Beratit si bashkëpunëtor në atentatin e dështuar ndaj Altin Halilit në fshatin Dushnik disa ditë më parë.

Toska, i cili është banues në Divjakë, u vu në pranga me dyshimet se ka ndihmuar personat që qëlluan me armë zjarri ndaj Halilit, të largohen nga fshati Kozare, ku dogjën makinën e përdorur gjatë atentatit.

Hetimet treguan se 48-vjeçari me një makinë tjetër i ka larguar qitësit nga zona, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Altin Halili u qëllua me armë zjarri pasditen e 26 gushtit, ku të paktën 10 plumba të qëlluar nga armë automatike kapën pjesën e pasme të makinës me të cilën ai po lëvizte.

46-vjeçari u tha hetuesve se kishte dyshime që ngjarja është pasojë e një hakmarrjeje të mundshme për vrasjen e shtetasit Sokol Kaloshi nga Divjaka, në vitin 1997.

Për këtë ngjarje Halili është shpallur fajtor dhe ka vuajtur një dënim prej 15 vitesh burg. Në 2010 ai përfundoi dënimin dhe prej shumë kohësh jetoi në Itali.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan