Lajme arkiva 2006
11 persona janë plagosur në një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur në superstradën Laç-Lezhë. Aksidenti erdhi si pasoj e përplasjes së një fugoni pasagjerësh me një kamion. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 14:00 të ditës së sotme. Të lënduarit janë 8 prestarë të një familje banues të fshatit Gallat të Kurbinit. Pasagjerët e fugonit po ktheheshin nga një dasmë, kur fugoni i tyre si pasojë e shpejtësisë tepër të madhe, ka goditur një kamion me targa të Laçit.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin e Laçit, ku dhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Sipas policisë rrugore të rrethit Kurbin, shkaka i këtij aksidenti është bërë shpejtësia tepër e madhe me të cilën udhëtonte fugoni pasagjerëve.
Superstrada Fushë Krujë-Lezhë është bërë burim aksidentesh të rënda, për shkak të shpejtësisë me të cilën udhëtojnë automjetet dhe mungesës së sinjalistikës dhe mbikalimeve përgjatë saj./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/