‎@-earth.plants-animals  Vitis riparia,wild river grape,rrush dhelpre(4)

Опубликовано: 14 Июль 2026
на канале: New things in nature
11
0

‪@-earth.plants-animals‬ Rrush dhelpre është bimë drunore kacavjerrëse e kultivuar shumëvjeçare gjetherënëse e përhapur në zonat e temperuara dhe të ngrohta në Rendin Rhamnales ,Familja Vitaceae(Hardhiore),Gjinia Vitis,Lloji V riparia.Rrushi ose Vitis vinifera në latinisht e ka prejardhjen nga Kaukazi njihen disa varjetet të ndryshme të kultivuar sot në shumë vende të botës.Hardhija është njohur që në lashtësi dhe është një nga kulturat më të vjetëra që njerëzimi ka përdorur.Rrushi përdoret gjerësisht në disa fusha si: mjekësi,ushqim,zbukurim,etj.
Përshkrimi botanik
Sistemi rrënjor është i drunjëzuar dhe me kalimin e viteve zhvillohet mirë në degëzime të cilat hyjnë thellë në tokë.
Kërcelli është i drunjëzuar cilindik dhe i degëzuar i veshur me lëvore.Hardhija është një dru i vogël kacavjerrës me anën e e lozeve,ka gjethe të këmbyera,thellësisht pëllëmbore me vriguj dhe të paisura me ndajgjethëza që bien shpejt.Lozet janë të ngulura përkundrejt gjetheve,ashtu si edhe lulesat,prandaj mendohen si lulesa të ndryshuara.Lulesat janë vilë të përbëra,të çrregullta.Çdo lule ka një kupë me 5 nënpetla shumë të vegjël sa mezi dallohen,5 petale të ngjitura nga buzët dhe që shkëputen vetëm nga fundi në kohën e hapjes së lules,kështu që kurora që ka formën e një kapuçi,bie përnjëherësh.Këtu kemi lule hermafrodite.Fruti është rrushk me shumë lëng.Farat kanë albumen dhe janë në ngjyrë kafe të errët.Lulet që shfaqen në pranverë polenizohen nga era por këtu kemi edhe vetëpjalmim pra kryesisht pjalmim është i kryqëzuar.
Kërkesat ndaj faktorëve të mjedisit të jashtëm.
Rrushi dhelpre ndryshe nga varjetet e tjera të hardhive është më pak kërkuesë ndaj cilësisë së tokës, lagështisë dhe kujdesit në mirëmbajtje.Zakonisht bima mbillet në tokë me fidan dhe kalem në periudhën e qetësisë që është në stinën e vjeshtës dhe të dimrit.Nuk kërkon shërbim të veçantë por vetëm uitje dhe ngrohtësi,pëlqen diell të drejtëpërdrejtë dhe të kulluar ,tokë ranore-argjilore etj.
Rrushi dhelpre është i rëndësishëm për disa nga vlerat që ka si për shëmbull përmban: vitamina,kripëra minerale,sheqerna,antioksidant,taninë,pektinë,flavonoide etj,Farat gjithashtu janë të rëndësishme dhe përdoren në mjekësi alternative dhe popullore për përmirësimin e punës të shumë organeve si: zemra,veshkave,trurit etj.Rrushi dhelpre përdoret si ushqim dhe për prodhimin e pijeve alkoolike etj.Pjesët e përdorshme janë: gjethet,frutat,farat etj.Bima në sasi të mëdha mund të jetë e rrezikshme për njerëzit dhe kafshët.Ju lutem këshillohuni me: mjekun,farmacistin,veterinerin,botanistin,agronomin tuaj etj.

Wild river grape is perennial woody ,climber ,deciduous,cultivated widespread in warm and temperate regions in Order Rhamnales,Family Vitaceae(Vine),Genus Vitis,Specie V riparia.Grape or in latin Vitis vinifera has origin from Caucasus there are known several different varieties today cultivated in many countries of the world.Vine was known since in antiquity and is one of the most oldest culture that humans have used.Grape broadly use in several fields like:nutrition,medicine,decoration,etc
Botanical description
Roots system is woody and with years passage well developed in branches which enter deeper in the ground.Stalk is cylindrical, branched, woody with bark covered.Vine is a small climbing woody with vines sides have alternate leaves, palmate deeply with lobes and stipules outfitters that quickly fall down.Vines are implanted leaves in front just as inflorescences even,so think as changed inflorescences.Inflorescences are irregular, compound grapevine.Every flower have a calyx with 5 sepals very smallest as barely distinguish,5 petals by lips adjacent and that break off only from the end in open flower time so that corolla that has a cap shape immediately drop.Here we have hermaphrodite flower.Fruit with lots of juice is berry.Seeds have albumen and are in dark brown colour.Flowers that appear in spring from wind pollinated but here we have even self-pollination so then cross-pollination mainly.
Requirements towards external factors ambiance
Wild river grape different from other vine varieties is lesser require towards humidity,ground quality,in maintenance care.Plant usually plant with seedlings and cutting in calm that is in autumn season and to winter.Doesn't require special service but only warm and watering like direct sunlight,drained soil,sandy-clay land etc.Wind river grape is important for some by valuable that have for example contain:pectin,sugar,tannin,flavonoid,vitamins,antioxidants,mineral salts etc.Seeds are also important and in folk and alternative medicine used for work improvement of many organs like:brain,heart,kidneys etc.Used wind river grape as food and alcoholic drinks etc.Used parts are leaves,seeds,fruits etc.Plant in larger quantities can be dangerous to humans and animals.Please consult with your: physician,pharmacist,botanist,veterinarian,agronomist etc.