Gështenja e egër ose gështenja e kalit është bimë drunore e e kultivuar shumëvjeçare gjetherënëse në Rendin Sapindales,Familja Hippocastanaceae/Sapindaceae,Gjinia Aesculus,Lloji A hippocastanum.Prejardhja e bimës është nga Ballkani më saktë nga Turqia.Bima ka qenë e njohur në Kostandinopojës ose Stambollin e sotëm për bukurin e saj dhe vlerat mjekësore më vonë bima u mboll për herë të parë në shekullin e XVI (16)në Kopshtin perandorak të Vjenës në kohën e Perandorit Maksimilian të parë ndërsa në shekullinXVII(17) bima u përhap fillimisht në Francë aty nga viti 1615 e më pas në gjithë Evropën duke i dhënë rëndësi dhe vetive shëndetësore të saj.Bima sot është e përhapur në Evropë,Amerikën Veriore,etj.
Përshkrimi botanikë
Bima ka një sistem rrënjor të drunjëzuar dhe të zhvilluar me rrënjë të degëzuar të veshura me lëvore cilat me kalimin e viteve bëhen të fuqishme.
Kërcelli i drunjëzuar në ngjyrë kafe në të zezë arrin një lartësi mbi 21m është i veshur me lëvore dhe degëzime të shumta.Gjethet janë të mëdha thellësisht pëllëmbore përbëhen nga 5-7gjethëza me buzë të dhëmbëzuara të cilat lidhen me kërcellin me anë të një bishti,ato janë të vendosura në mënyrë të përkundrejt në kërcell.Lulet hermafrodite çelin në pranverë në prill por kjo në varësi të kushteve të kultivimit , janë të bardha me njolla të kuqe dhe të verdha të vendosura në lulesa të zgjatura në tufë polenizohen nga bletë.Fruti është aken i rrethuar me gjemba të vegjël dhe në brendësi të tij ndodhen farat që janë të mëdha të rrumbullakëta dhe të shtypura të veshur me një shtresë në ngjyrë kafe të çelur deri kafe të errët.
Kërkesat ndaj faktorëve të mjedisit të jashtëm
Bima mbillet me fidan në tokë në dimër dhe kërkon tokë të punuar dhe të kulluar të pasur me lënd organike por gështenja e egër në kushte jetësore natyrore gjendet në lartësi 600-1600m mbi nivelin e detit.Pëlqen klimën Mesdhetare ,ndjehet mirë në diell të drejtpërdrejtë me kalimin e kohës zhvillon kurorën.Bima është e ndjeshme ndaj dëmtimeve dhe parazitëve të ndryshëm kërkon kujdes në mirëmbajtje dhe kontroll të vazhdueshëm etj.
Pjesët që përdoren janë lulet,farat,lëvorja.
Bima përmban:saponin,flavonoide,taninë,etj.
Përdoret në mjeksin popullore për sistemin e qarkullimit të gjakut për shembull në qarkullimin e shpejtë të gjakut,fuqizojnë lidhjet arteriovenoze dhe kufizojnë formimin e edemave,ndihmojnë punën e veshkave,përmirësojnë aparatin e frymëmarrjes etj.Frutat e gështenjë së kalit janë helmuese për njerëzit ndërsa për kafshët çdo pjesë e bimës është helmuese.Ju lutem këshillohuni me mjekun,farmacistin,botanistin,veterinerin,agronomin tuaj.
Horse-chestnut or wild chestnut is woody perennial deciduous plant in Order Sapindales,Family Hipppocastanaceae/Sapindaceae,Genus Aesculus,Specie A hippocastanum.Plant origin is from Balkans from Turkey more exact.In Costantinople or Istanbul of today plant was known for its medicinal valuable and beauty later on plant was plant in (16)XVI century for the first time to Vienna in Imperial garden in time of Emperor Maximilian the first while in(17)XVII in the beginning in France plant was spread near there by the year 1615 later on by giving important its health properties in all the Europe.Today plant is widespread in Europe,Northern America etc.
Botanical description
Plant has a woody and developed root system with branches covered with bark roots to which with passage of years becomes powerful.Woody stalk in brown in to black colour reach a height over 21m is with bark covered and lots of branches.Leaves are bigger and deeply palmate consist in 5-7leaflets with serrated margins to which with stem join with stem side of a stem they are settled in stalk in opposite way.Hermaphrodite flowers bloom in april in spring but this depending on cultivation conditions are white with yellow and red spots settled in elongated inflorescences in cluster from honey bees pollinated.Achene is the fruit surround with small thorns and in its insides located seeds that are around bigger flat covered with light brown until dark brown layer.
Requirements towards external ambiance factors
Plants in the ground plant in winter with seedling and require tilled land drained soil enrich with organic substance but in natural conditions wild chestnut found in 600-1600m altitude above the sea level.Likes Mediterranean climate, feel good in direct sunlight with time passage its develop crown.Plant is sensitive towards different parasites and harmful agents require constantly check and care in maintenance etc.
Flowers,seeds,bark parts that are used.Plant contain tannin,saponin,flavonoids etc.In folk medicine used for blood circulation system for example in fast blood circulation,links empower arteriovenous and edemas formation limitations,helps kidneys work,improve respiratory apparatus etc.Horse-chestnut fruits are poisonous for humans while every plant parts is poisonous for animals.Please consult with your physician,pharmacist,botanist, veterinarian,agronomist etc.