Tërmetet e fuqishëm që shkatërruan qytetin e Durrësit gjatë historisë

Опубликовано: 22 Август 2026
на канале: Xhildinhoz Media
1,387
14

Tërmetet e fuqishëm që shkatërruan qytetin e Durrësit gjatë historisë

▶ SUBSCRIBE:    / @xhildinhozmedia  

▶ Facebook ●   / xhildinhoz  
● SHPËRNDAJE KËTË VIDEO:    • Tërmetet e fuqishëm që shkatërruan qytetin...  

|Music:    • Ninja Tracks - Efflorescence  
|Siguruar nga: Ninja Tracks

Pamjet: Gjurmë Shqiptare - TCH

Transprict:
Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.3 ishte
një nga më të fortët që ka goditur Shqipërinë përgjatë historisë së njohur të vendit. Bilanci ishte tragjik, 51 viktima, rreth 1000 të plagosur dhe shumë dëme të konsiderueshme. Epiqëndra e tërmetit ishte 10km nga Durrësi, qytet që gjatë historisë mijëravjeçare është goditur nga tërmete më shkatërrimtarë.
Ne do të paraqesim disa nga tërmetet më të fuqishëm të dokumentuar që kanë goditur Durrësin që nga antikiteti.

1. Sipas burimeve historike, tërmeti i parë përkon me vizitën e Ciceronit në Durrës rreth mesit të shekullit të parë para erës sonë. Disa shekuj më vonë, përkatësisht në vitin 345, një tërmet tjetër do të trondiste sërish portin më të njohur të Adriatikut. Një vepër anonime, që i përket gjysmës së shekullit të katërt, është njoftimi i vetëm për këtë tërmet.
“Dyrrahu për arsye të veseve të këqija të banorëve të tij u shkatërrua nga perëndia e zemëruar, u fundos e nuk u duk më”, shkruan anonimi i traktatit të quajtur “Përshkrim i gjithë botës dhe popujve”. Sipas studiuesit Moikom Zeqo, shkatërrimi i qytetit ilir shpjegohet si “mallkim i tipit biblik, i botëkuptimit të ri të protokrishterëve”.

2 . Në shekullin e 4-të, Dyrrahu u bë kryeqyteti i provincës romake të Epirit të ri ose Epirus Nova. Ishte vendlindja e perandorit Anastas I, në vitin 430. Pak më vonë atë shekull, Dyrrahu u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkatërroi mbrojtjen e qytetit. Anastasi I rindërtoi dhe forcoi muret e qytetit, duke krijuar kështu fortifikimet më të forta në Ballkanin Perëndimor.
Muret me lartësi 12 metra ishin aq të trasha sa që, sipas historianes bizantine Anna Komnena, katër kalorës mund të hipnin mbi to.

3. Durrësi do të goditej sërish në 1273 nga një tërmet që dëmtoi pjesën më të madhe të qytetit, aq sa pjesa më e madhe e banorëve u strehuan në qytete fqinje apo edhe emigruan në Itali. Një pjesë e historianëve mendojnë se ai ngjau më 1273, përderisa të tjerë kanë dhënë mendime alternative për vitet 1267, 1269 dhe 1271.
Burimet e kohës bëjnë me dije se kjo lëkundje toke shkaktoi viktima e dëme të shumta materiale. Madje, ky tërmet kujtohej edhe pesëdhjetë vjet më vonë si ngjarje katastrofike.
Një pelegrin irlandez, që kaloi përmes Durrësit më 1323, mësoi se kjo ngjarje e kishte katandisur qytetin në përmasa të mjerueshme duke varrosur për së gjalli 24 mijë qytetarë të kamur brenda rrënojave të shtëpive të tyre. Por dëshmia më e plotë historike e kësaj ngjarjeje tragjike u shkrua nga historiani bizantin, Xhorxh Pathimeres. I lindur në qytetin e Nikesë më 1242.
Historiani bizantin e përshkruan si “ngjarje pikëlluese e me lot” tërmetin që ra në Durrës, përderisa paraqet përjetimet e banorëve para se kjo të ndodhte. Shembje shtëpish e ndërtesash që zinin të gjallë banorët janë disa prej skenave që përshkruhen prej historianit bizantin. Sipas tij, “askush s’kishte mundësi të ikte. Ai vazhdon më tej duke thënë se shumë njerëz patën përshtypjen se ishin në ëndërr dhe “para se të mësonin ngjarjen, humbnin”. Kur shtëpitë binin njëra mbi tjetrën, sipas Pathimerit, të shumtë ishin edhe ta që pandehnin se po ndodhte zhdukja e botës. Në kronikën e historianit bizantin vihet në dukje edhe pështjellimi që pasoi tërmetin, që la veçse gërmadha e rrënoja. Madje jo të paktë ishin ata që përvetësonin pasuritë e viktimave./XhildinhozMedia

#tërmet #Durrës #Albania

© Xhildinhoz Media